Pamjet që shihni tregojnë vendin ku u gjet foshnja rreth 2 muajshe, që ishte braktisur nga nëna e saj. BalkanWeb mëson se foshnja, fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore, është gjetur përtokë afër shkurreve, ndërsa ishte mbledhur me një batanije.
Ishte një kalimtar i rastit ai që pikasi vogëlushen, ndërsa me shpejtësi e transportoi atë në spitalin e Durrësit. Ndërkohë, autoritetet e spitalit, pasi u njohën me rastin, njoftuan policinë, e cila u vu në lëvizje.
Pas hetimeve u identifikua nëna e foshnjës, ndërsa bëhet fjalë për 22-vjeçaren me inicialet D. S., banuese në Durrës, e cila është shpallur në kërkim. Nuk dihen motivet që e shtynë të renë që të ndërmerrte aktin ekstrem, për të braktisur foshnjën.
/s.f