Një çift turistësh serbë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti që u shënua rreth orës 15:00 në dalje të Lezhës përgjatë superstadrës Lezhë-Shkodër.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore pasi morën lëndime të shumta kur një makinë përplasi në lëvizje e sipër motorin me të cilin ata udhëtonin.
Sipas të dhënave të para, bëhet e ditur se aksidenti ndodhi për shkak se grupi i motoristëve tentoi të parakalonte makinën që ndodhej para tyre por në parakalim janë futur dy motorrë në të dy anët e lëvizjes dhe drejtuesi i autoveturës, duke tentuar të shmangë motorin që ishte futur për të parakaluar në anën e majtë, ka përplasur motorin tjetër që ishte futur paralelisht në anën e djathtë.
Goditja që mori ka bërë që drejtuesi i motorit të humbë kontrollin duke u rrëzuar.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet ndërsa drejtuan edhe lëvizjen e trafikut të rënduar menjëherë pasi ndodh aksidenti./m.j