Ndalesa e radhës e kandidatit të Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko, ka qenë njësia nr.5 në kryeqytet, ku ka pasur një mesazh për të rinjtë. Ai u ka kërkuar që të mos heshtin apo të jenë indiferentë, por të reagojnë dhe të angazhohen për të mirën e vendit.
“Më zuri gjuha lesh, se lesh në kokë nuk kam, duke u thënë studentëve, angazhohuni, bëhuni pjesëmarrës, reagoni, mos ktheni kurrizin kur shikoni një njeri të politikës, por dilni përballë dhe thojini se çfarë duhet të bëjë, për Tiranën, për Bashkinë, kushdo qoftë”, tha Bejko.
Roland Bejko: Do përpiqemi që të bëjmë një lider me vlerë, por edhe një parti me vlerë, do bëjmë një PD të djathtë…
Roland Bejko: Jo jemi ndarë