Një i ri shqiptar ka mbetur i vrarë në Spanjë. Endrit Sinaj, 29 vjeç, u qëllua me armë zjarri më 23 Prill, por u identifikua nga autoritetet spanjolle këtë të enjte. Mediat spanjolle shkruajnë se ai vdiq në dyert e urgjencës së një spitali në Girona.
I riu kishte precedentë kriminalë që lidheshin me trafikimin e marijuanës dhe vjedhjeve të dhunshme në Spanjë dhe Shqipëri.
Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, Sinaj kishte vetëm pak ditë që ishte liruar me kusht pasi ishte arrestuar si pjesë e një operacioni kundër trafikut të marijuanës në Marbella.
Sinaj u arrestua së bashku me një bashkatdhetar tjetër në La Selva. Megjithatë, gjykata në Marbella i dha atij lirinë me kusht. Shoku i tij vijon të jetë ende në qeli.
Të njëjtat burime thonë se ka qenë një plumb në bark që i ka marrë jetën 29-vjeçarit.
/a.r