Një i burgosur ndërroi jetë rrugës për në spital mëngjesin e kësaj të enjteje në Fier.
Raportohet se 52-vjeçari me iniciale S. T., u ndje keq në ambientet e burgut në orët e para të mëngjesit.
Ishte një shok i dhomës që njoftoi autoritetet, që morën masat për ta nisur drejt spitalit.
52-vjeçari mësohet se mbërriti pa shenja jete në spitalin e Fierit.
Paraprakisht, i burgosuri dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.
Megjithatë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
/a.r