Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Itali, ku një 50-vjeçar, i cili prej dy ditësh u zhduk nga shtëpia, u gjet i vetëvrarë pak ditë pas vdekjes së të atit, i cili pësoi infarkt në sy të tij, pas një debati mes të dyve.
Sipas dyshimeve të para, djali është vetëvrarë për shkak të ndjenjës së fajit, ndërsa mësohet se, pas vdekjes së babait të tij, ai në fakt ishte larguar nga shtëpia dhe ishte zhdukur, raportojnë mediat italiane.
Trupi i tij u gjet dy ditë më vonë në rrëzë të një shkëmbi në Pedesalto. Komuniteti i Fonzaso është tronditur nga ajo që ndodhi. Dy burrat lënë pas gruan dhe nënën e tyre, e cila brenda pak orësh humbi edhe bashkëshortin, edhe djalin e saj të vetëm.
/a.r