Qeveria komuniste e Kubës vendosi të anulojë paradën tradicionale të 1 majit për shkak të mungesës akute të karburantit.
Çdo vit qindra mijëra njerëz mblidhen nga i gjithë ishulli për të mbushur Sheshin e Revolucionit në Havana në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Kjo është hera e parë që nga revolucioni i vitit 1959 që festimet anulohen për arsye ekonomike.
Javët e fundit janë krijuar radhë të gjata në pikat e karburanteve, ku shoferët presin me ditë të tëra për t’u furnizuar.
Në fillim të muajit, presidenti Miguel Diaz-Canel tha se Kuba po merrte vetëm dy të tretat e karburantit që i nevojitet, duke shtuar se furnitorët nuk po përmbushnin detyrimet kontraktuale.
Dërgesat e naftës së papërpunuar me cilësi më të lartë nga Venezuela, ofruesi më i madh i karburantit në Kubë, kanë rënë me 50% vitet e fundit.
Analistët thonë se Venezuela po përjeton vetë probleme të rënda dhe e ka gjithnjë e më të vështirë të subvencionojë aleatin e saj socialist.
/a.r