Ka nisur sot greva e paralajmëruar e avokatëve në të gjithë vendin. Bëhet fjalë për protestën e mbrojtësve sa i takon pagave të reja të profesioneve të lira.
Greva tre-ditore ka sjellë edhe shtyrje e seancës për gjykimin e “Hakmarrjes për Drejtësi”, temë kjo e shumëpritur ky pasi Gjykata e Lartë plotësoi më në fund kolegjin penal për rigjykim.
Për shkak se kjo çështje është gjykuar vite më parë nga kjo gjykatë, institucioni në fjalë nuk arrinte të plotësonte pesë anëtarët e kolegjit, pasi shumë nga anëtarët aktualë të dikasterit kishin marrë pjesë në gjykimin e mëparshëm të kësaj çështjeje.
Pas plotësimit të kolegjit penal, është caktuar data 24 shkurt, kur edhe pritej të riniste gjykimi ndaj 10 të pandehurve të akuzuar si anëtarë të organizatës kriminale.
Hakmarrja për Drejtësi akuzohet për dhjetëra krime, si vrasje dhe garbitje të kryera kryesisht gjatë viteve 1992-1996.
Çështjen në fjalë e ktheu për rigjykim në instancën më të lartë gjyqësore Gjykata Kushteteuse, pas padisë së bërë nga i akuzuari kryesor i këtij grupi, Orik Shyti, i cili u dënua në munegsë me burgim të përjetshëm. (javanews.al / r. a)