Një 23-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës pasi nuk iu bind urdhrit të efektivëve rrugorë për të ndaluar.
23-vjeçari i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur, kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e këmbësorëve dhe mjeteve të tjera në qarkullim.
Gjatë ndjekjes së policisë 23-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke shkaktuar aksident. Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“S. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka kryer manovra të rrezikshme, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Gjatë largimit, 23-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga”, thuhet në njoftimin e policisë.
/s.f