Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka folur me tone të ashpra nga Divjaka për kreun e PL-së, Ilir Meta dhe Sali Berishen.
Gjatë prezantimit të kandidatit e PS-së për Divjakën dhe kryebashkiakut aktual Fredi Kokoneshi, Braçe tha se Sali Berisha e ka të pamundur të vendosë emrin e tij në listën e votimit sepse është i shpallur “non-grata”.
Por Braçe vijoi më tej duke thënë se pavarësisht se është i shpallur “non-grata”, Berisha nuk lë as Ilir Metën që të vendosë emrin e tij në fletën e votimit sepse ka frikë se mos i zë vendin.
“Saliu se vë dot emrin në listën e votimit se nuk e lënë amerikanët, por nuk lejon as Ilir Metën ta vendosë sepse ka hall se i zë vendin”, tha ai.