Fushata për Shkodrën mes Benet Becit, menaxheri që vë të parën Shkodrën dhe politikanit Bardh Spahia, kryetari aktual që kërkon ndryshimin me votë.
Një vështrim mbi faqet zyrtare në web.
Në prag të zgjedhjeve vendore 2023 dy kandidatët garues në Shkodër kanë berë publike faqjet përkatëse në rrjet nga ku çdo qytetar mund të informohet mbi këndvështrimet e tyre. Le të hedhim një sy të shpejtë mbi qëndrimet e secilit.
Bardh Spahia, kryetari aktual i bashkisë së Shkodrës, ka zgjedhur të quajë “Shtëpia e lirisë” ballinën e faqjes së tij informuese.www.bardhspahia.com
Ndonëse tingëllon poetike, nuk duket të ketë një domethënie a një sqarim pas këtij togfjalëshi. Mesazhi i kryetarit vijon me slloganin e përzgjedhur për ketë garë elektorale “Jo vetëm, por të gjithë bashkë mund të ndryshojmë Shqipërinë tonë. SHKODRA NË DUART E TUA”.E shohim pak me mosbesim këtë slogan sa shpresëdhënës aq edhe i zbrazët . Ai kërkon ndryshimin me votë, por këto janë zgjedhje lokale, ndryshimi që ai kërkon mund të ndodhë dy vite më pas në garën parlamentare. Bardh Spahia, zyrtarisht kryetar bashkie që prej datës 31 mars 2022 shpesh ka vendosur theksin tek arritjet politike më shumë se tek arritjet e komunitetitet të cilit I shërben. Një vështrim mbi faqjen zyrtare në facebook të bashkisë së Shkodrës na tregon se postimet e bëra për publikun shumë shpesh vijnë nga faqja personale e kryetarit ku e shohim të angazhuar me takime të shpeshta honorifike në zyrën e tij, por rrallë hasim ndryshime të rëndësishme për komunitetin. Madje shpesh herë, edhe pse duhet të ishte një faqe për të gjithë qytetarët, aty ndahen edhe veprimtari të kryetarit me strukturat e partisë që ai përfaqson. Faqja zyrtare e kryetarit në fuqi ka gjithashtu një seksion ku mund të informohet çdo qytetar për arritjet e tij përgjatë këtij viti. Në fakt vendimi për të bërë transparente arritjet e shohim si dika tejet të logjikshme, por ky seksion të dërgon në një faqje bosh, pa asnjë informacion mbi si ka ndryshuar kryetari Shqipërinë tonë deri më tani. Dolëm njësoj sikurse hymë, me informacione të cunguara e dëshirën për të njohur punën e deritanishme e planet konkrete për të ardhmen e qytetit.
Shumë informacione e një vizion të qartë e konkret gjetëm tek faqja zyrtare www.shkodra pozitive.com. Ky në fakt është edhe sllogani e hashtag i këtij kandidati, i cili edhe pse është propozuar nga Partia Socialiste, po bën një fushatë ndryshe, me slogan të vetin dedikuar Shkodrës. Që në emrin e faqes, kandidati Beci ka zgjedhur të ketë emrin e Shkodrës, jo të vetin.Në brendësi, video të shkurtra na prezantojnë me Benet Becin, kandidatin që ka zgjedhur të jetë më pranë komunitetit me të cilin është shumë i lidhur. Nga fëmijëria e familja e deri tek formimi e synimet e tij kandidati Benet Beci rrëfen jetën e ofertën e tij për Shkodrën. Planet e Becit janë të qarta, ai ka zgjedhur, njësoj si sllogani që ë përfaqëson, të punojë për t’i zbuluar Shkodrës pozitivitetin. Kandidati që vjen nga bota e financës dhe administrimit e sheh veten si një mjet, një vegël për t’i dhënë qytetit një vizion mbi të ardhmen duke u larguar nga hija e së shkuarës. Me një program të qartë (të aksesueshëm lehtësisht në rrjet e që po pasurohet ditë pas dite) Benet Beci synon të kthejë Shkodrën në zemrën ekonomike të rajonit. Në këtë faqe nuk mungojnë as kandidatët për Këshillin Bashkiak që janë propozuar nga z.Beci dhe Partia Socialiste, ashtu si edhe fotot e lajmet nga mediat që po pasqyrojnë fushatën e tij.
Vota është mjeti i vyer i secilit për të vendosur mbi fatin e tij në mënyrë të përgjegjshme. E ndoshta edhe serioziteti me të cilën trajtohet nga secili kandidat komunikimi përmes faqeve online, mund të shërbejë për të kuptuar se cili kandidat duhet të bindë qytetarët shkodranë.