Deputeti i LVV-së Armend Muja ka shpallur fitoren e LVV-së në dy komuna të veriut të Kosovës: “Lëvizja Vetëvendosje, kandidati Lulzim Hetemi fiton mbi 70% të votave në Komunen e Leposaviqit. Lëvizja Vetëvendosje, kandidati Erden Atiq fiton mbi 65% të votave në Komunen Veriore të Mitrovices!”.
Në zgjedhjet e sotme në katër komunat veriore kanë votuar 1557 qytetarë nga gjithsej 45 mijë qytetarë me të drejtë vote.
Kjo u bë e ditur në konferencën e Komisionit Qendror Zgjedhor.