Banorët e kryeqytetit zgjedhin natyrën dhe aktivitetet sportive në periferi për të kaluar fundjavën.
As det dhe as mal, qytetarët në Tiranë kanë zgjedhur që kohën e bukur me diell që të ofron kjo fundjavë ta kalojnë në liqen.
Disa peshkojnë e disa të tjerë, kanë zgjedhur që të konsumojnë drekën në natyrë.
Fëmijët po shijojnë lojërat në natyrë.
“kam bërë gara më biçikletë me babin, ai fitoi. Më pëlqen deti, por më shumë liqeni”, thotë një vajzë.
Temperaturat e larta që kanë nisur në këtë Prill, nuk I kanë penguar qytetarët që të shijojnë natyrën dhe qetësinë që të ofron Liqeni I Paskuqanit.
“Shumë bukur, koha e mirë, njerëz të mirë, sot me kafe në fillim dhe shëtitje. Fundjavës dalim të shëtisim fëmijët, gjatë javës janë në shkollë”, shprehet një banor.
Disa në kafe, të tjerë xhiro, e të tjerë peshkojnë, kështu kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën qytetarët e Tiranës.