Legjenda e UFC, Nate Diaz u përfshi në një sherr rruge së fundmi në New Orleans teksa u filmua duke luftuar me një amator. Nuk dihen ende arsyet pse Diaz u përfshi në këtë sherr, por sigurisht për të nuk ishte aspak e vështirë për ta fituar duelin. Diaz e mbërtheu fort kundërshtarin dhe në fund e la në tokë të shtrirë pa ndjenja teksa të pranishmëve iu desh të kujdeseshin për ta rikthyer sërish në një gjendje optimale.
Nuk mbeti pa komentuar edhe Connor McGregor, me irlandezin që aprovoi kaosin e shkaktuar nga Nate Diaz duke e motivuar 38-vjeçarin për më shumë sherre të tilla.
Megjithatë, ky nuk ishte konflikti i vetëm gjatë mbrëmjes për Diaz pasi më herët teksa ishte duke ndjekur ndeshjen e mikut të tij Chris Avila, goditi me shishe yllin e televizionit Chase DeMoor, por që për fat të mirë nervat u qetësuan shpejt.
Kujtojmë se Nate Diaz nuk ndeshet si profesionist prej shtatorit të vitit 2022, kohë kur mposhti Donald Ferguson. Në karrierën e tij në UFC, Diaz numëron 36 ndeshje nga të cilat ka fituar 21. Pritet që Diaz t’i rikthehet “zanatit” në muajin gusht të këtij viti teksa do të përballet me personazhin e famshëm nga Youtube, Jake Paul./m.j