Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar këtë të Enjte foto nga darka tradicionale e iftariit të mbrëmshëm, ku mori pjesë me bashkëshorten e tij Linda Rama.
“Mirëmëngjes! Dhe duke i falenderuar të gjithë miqtë që na dhanë kënaqësinë e Iftarit të mbrëmshëm, ju uroj një ditë të mbarë me agjërim të pranuar të gjithë besimtarëve sot në ditën e fundit të muajit të bekuar”, shkruan kreu i qeverisë.
Kujtojmë se kryeministri iu nënshtrua një ndërhyrjeje për heqjen e apandesitit akut vetëm para 3 ditësh, i cili rezultoi me sukses dhe ai tashmë është drejt rikuperimit të plotë. Ishte Linda Rama e cila në fjalën e saj përshëndetëse uroi besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe një agjërim të pranuar.