Kapet nga komisariati i Devollit një shtetas i shpallur në kërkim. 41-vjeçari Kristo Çollaku, ishte shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit, ndërsa prokuroria i ka caktuar masën e arrestit në burg.
Mësohet se ndaj tij rëndojnë veprat penale të “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “korrupsion aktiv në zgjedhje”.
Çollaku u kap nga policia në qendër të Bilishtit, ndërsa do të dërgohet drejt Elbasanit për veprime të mëtejshme.
/a.r