Statuja e vogëlushit Aylan Kurdi, vogëlushi i cili u mbyt shtatorin e kaluar në detin Egje, është paraqitur në qytetin irakian Sulejmanie. Fotoja e djalit të vogël pranë detit, bëri xhiron e botës duke treguar problemet e refugjatëve, transmeton AA. Statuja “I dërguari i migrimit, Aylan Kurdi” është e gjatë 3,5 metra dhe paraqitja e saj u ndoq nga zyrtarë të shumtë të qeverisë dhe qytetarë, ka njoftuar agjencia zyrtare turke e lajmeve.