Nisin të martën protestat e vazhdueshme të opozitës para qeverisë së Kosovës. KTV-ja merr vesh se gjatë ditës aktivistë e liderë të opozitës do të vendosin tendat në sheshin Skënderbeu, përballë qeverisë. Opozita me formë tjetër të protestës, ditë e natë para Qeverisë. Mësohet se aty ata planifikojnë të qëndrojnë deri në dorëheqjen e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. Protesta do të nisë pas paralajmërimeve se seanca për zgjedhjen e Hashim Thaçit president do të ndodhë të mërkurën.