Një 38-vjeçar shqiptar ka përfunduar në burg në Greqi, pasi kërcënoi se do të vriste ish-bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tyre.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 30 mars, por është bërë publike vetëm së fundmi nga mediat greke. Shqiptari ka shkuur në banesën ku jetonte ish-bashkkëshortja me fëmijët e mitur, dhe i ka kërcënuar se do i digjte.
38-vjeçari kishte 8 dënimë të mëparashme për dhunë në familje, megjithatë duket se kjo nuk e ka ndalur inatin e tij ndaj nëns së re. Pasi i kërcënoi, ai nuk u ndal me aq, por kur ish-bashkëshortja nuk pranoi t’i hapte derën për të hyrë në banesë, ai i vuri flakën hyrjes së pallatit duke shqetësuar dhe banorët e tjerë.
Sipas dëshmisë së saj kjo nuk është hera e parë që 38 vjeçari i kishte dhunuar dhe kërcënuar pasi kishte dhe raste të tjera. Megjithatë, pavarësisht se ka bërë 11 denoncime dhe i pandehuri ka tetë dënime, ai ishte ende në kërkim, duke shkaktuar frikën e 29-vjeçares për jetën e saj.
Mediet greke shkruajnë se kjo nuk ishte hera e parë që shtetasi shqiptar dhunonte e kërcënonte familjen.
“Dy vite që jemi bashkë dhe në tre muajt e fundit që jemi divorcuar, vazhdon të më kërcënojë se do të më vrasë, do të më djegë të gjallë me fëmijët dhe se do të na vendosë në zinxhirë”, tha gruaja në dëshminë e saj./m.j