Kandidati i PD-së për Tiranën, Roland Bejko ka zhvilluar një takim me demokratët e degës 14 në Tiranë.
Postimi i plote
Vijojmë takimet intensive me demokratët e Tiranës, duke diskutuar për problemet që ata dhe gjithë qytetarët kanë në qytetin ku jetojmë. Në degën 14, bashkë me kryetarin Enkelejd Alibeaj, me deputetët Orjola Pampuri, Kreshnik Çollaku, Enriketa Papa drejtuesja jonë për Këshillin Bashkiak dhe kreun e degës 14 Arben Shkoza, thashë se: Tirana është shtëpia e të gjithëve përtej origjinës përkatëse, një shtëpi që ka nevojë për ndryshim.
Ndryshimi në Tiranë nuk është një emergjencë lokale, por kombëtare.
Tirana është fytyra e Shqipërisë, e njëjta politike dhe ekonomi e kapur nga oligarkia politike dhe ekonomike, gjithashtu.
Partia Demokratike është sigla e vetme politike në përkatësinë e së djathtës që garon në bashkinë e Tiranës.
Ne garantuam pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në procesin zgjedhor 2023 në Bashkinë Tiranë, një detyrim njerëzor dhe politik ndaj qëndresës dhe sakrificës së çdo demokrati jo vetëm gjatë 10 viteve të opozitës por gjithashtu dhe në ngjarjet brenda familjes politike gjatë 18 muajve të fundit.
Qëllimi i këtij rrugëtimi zgjedhor është që ti drejtohemi një shumice të heshtur në Tiranë, e tilla që nuk pranon rotacionin politik përsëritës, keqqeverisjen e vazhdueshme dhe shndërrimin e Tiranës dhe Shqipërisë si të pajetueshme.
Programi jonë për qeverisjen e Tiranës është një program për Tiranën e nesërme, një Tiranë të jetueshme, një Tiranë të qytetarëve larg fasadës dhe shfaqjeve mediatike dhe propagandistike.
Kreu i degës 14 dhe Arben SHKOZA, tha se banorët përballen me gjendjen e vështirë infrastrukturore dhe zona të keqmenaxhuara nga vizioni i keqqeverisjes së Erjon VELIAJ në Tiranë.
Dega ka arritur rezultat të lartë politik në zgjedhjet politike 2021 dhe vijon të kultivojë qëndresë të qartë politike në krah të qëndrimit politik të lidershipit politik të PD.
Njerëz me vullnet të plotë në zhvillimin e fushatave zgjedhore dhe përballimin logjistik të administrimit të procesit zgjedhor, gjithashtu.
Besim për një rezultat pozitiv elektoral në mbështetje të kandidatit BEJKO dhe të Partisë Demokratike, gjithashtu.