Finalizohet me sukses operacioni i koduar Ishull – Lezha, ku u arrestuan katër minoren me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.
Sipas njoftimit të Policisë Lezhë, Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policise Lezhë , finalizoi me sukses operacionin policor “ISHULL-LEZHA”, ku si rezultat u bë e mundur ndalimi i shtetasve të mëposhtëm: A.K. 16 vjeç, banues në Ishull – Lezhë, G.Gj. 17 vjeç, banues në Ishull – Lezhë ; K.V. 16 vjeç, banues në Ishull Lezhë ; E.L. 16 vjeç, banues në Ishull – Lezhë
Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohen se kanë kryer disa vjedhje në zonen e Ishull-Lezhës dhe konkretisht: Me date 22.02.2016, dyshohet se kanë kryer vjedhjen e Kishës Ishull-Lezhë ku kanë marrë nje pompë uji, një fotokopje e markës Samsung si dhe një pjesë kabulli ndriçimi me gjatësi rreth 50 metra lineare
Më datë 21.02.2016, dyshohet se kanë kryer vjedhjet e banesave të shtetasve M.Gj. dhe Gj.Gj. banues në Ishull – Lezhë, të cilët janë emigrantë
Me datë 12.10.2015, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje lokalin-parukeri, në pronësi të shtetases F.Gj. 35 vjeçe, banuese në Ishull Lezhë ku kanë marrë një makinë qethëse me vlerë 3000 (tre mijë) lekë dhe një shumë prej 1500 (njëmijë e pesëqind) lekë.
Me datë 24.10.2015, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje një bar restorant në Ishull –Lezhë, në pronësi të shtetases Gj.K. 52 vjeçe, ku kanë marrë mallra(pije freskuese dhe alkoolike) me vlerë 30.000 lekë.
Me datë 25.10.2015, dyshohet se kanë kryer vjedhjen e Kishës Ungjillore në Ishull Lezhë ku kanë marrë një pajisje elektronike mikser muzike e markës Jamaha me vlerë 400 Euro dhe një projektor i markës Acer me vlerë 300 Paund.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “ Vjedhje” e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 134/2 të Kodit Penal.