Papa Françesku udhëhoqi meshën e pashkës Katolike në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan duke dënuar luftën dhe padrejtësitë e tjera.
Ai hyri në altar i ulur në një karrige me rrota, ndërkohë që në fjalën e mbajtur vuri theksin te problemet që shqetësojnë sot shoqërinë.
Njëkohësisht Papa Francesku shtoi se këto situata janë pjesë e jetës, teksa të gjithë provojmë dhimbjen, lodhjen dhe trishtimin.
PAPA FRANCESKU
KREU I KISHES KATOLIKE
“Ne kemi përjetuar shijen e hidhur të lodhjes dhe kemi parë gëzimin të zbehet në zemrat tona. Ndonjëherë thjesht kemi ndier lodhjen e vazhdimit të jetës së përditshme, të lodhur duke rrezikuar veten përpara murit të një bote ku ligjet e më të zgjuarve dhe më të fortëve duket se gjithmonë mbizotërojnë. Herë të tjera jemi ndjerë të pafuqishëm dhe të dekurajuar përballë fuqisë së së keqes, konflikteve që prishin marrëdhëniet, logjikës së llogaritjes dhe indiferencës që duket se qeverisin shoqërinë, kancerit të korrupsionit, përhapjes së padrejtësisë dhe erërave të luftës.”
Para rreth 8000 njerëzve, Françesku tha se edhe kur njerëzit ndjenin se burimi i shpresës ishte tharë, është e rëndësishme që të kërkojnë një ringjallje të brendshme me ndihmën e Zotit.
Pashka është dita më e rëndësishme në kalendarin e krishterë, pasi përkujton ditën kur Bibla thotë se Jezusi u ringjall nga të vdekurit.
Festimet e Pashkës nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma që mbahet në të gjitha kishat katolike dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës.
/a.r