Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev deklaroi se askush në botë nuk ka nevojë për Ukrainën, prandaj ajo do të pushojë së ekzistuari. Deklaratën, Medvedev e bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan Tass.
Postimi, i titulluar “Pse Ukraina do të pushojë së ekzistuari? Sepse askush nuk ka nevojë”, është i ndarë në gjashtë pjesë, në të cilat Medvedev shpjegon pse shteti ukrainas nuk i nevojitet Evropës, SHBA-së, Afrikës, Amerikës Latine, Azisë, Rusisë dhe , më në fund, vetë populli ukrainas.
Medvedev e quajti shtetin aktual ukrainas një “koncept të gabuar, të krijuar nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik”.
“Këtu jetojnë miliona bashkatdhetarë tanë që janë nënshtruarprej vitesh nga regjimi nazist i Kievit. Janë ata që ne i mbrojmë me operacionin ushtarak special, duke eliminuar pamëshirshëm armikun.
Dhe kjo është arsyeja pse kjo nën-Ukrainë nuk është e nevojshme për ne. Ne kemi nevojë për një Rusi të Madhe të Madhe,” nënvizoi ai.
/a.r
Ju si ishe shtet keni ikur per leshe,ju jeni kriminel,e gjithe bota e civilizuar ju urren jeni vrases,Zoti do ju japin nji denim shume te rende.Aty ku do tju djegin brez pas brezi,nuke do te gjeni sherim kurren e kurres.UKRAINES dhe popullit UKRAINAS i merrni te keqen ju kriminelte e putin k/kriminelit.