Ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare prokurori i fundit i mbijetuar nga gjyqet e Nurembergut të pas Luftës së Dytë Botërore. Ben Ferencz ishte vetëm 27 vjeç kur dënoi 22 oficerë nazistë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Më vonë, ai mbrojti krijimin e një gjykate ndërkombëtare për të ndjekur penalisht krimet e luftës, një qëllim i realizuar me krijimin e një gjykate ndërkombëtare në Hagë në vitin 2002.
Ferencz lindi në Transilvani, pjesë e Rumanisë në vitin 1920, por familja e tij emigroi në SHBA kur ai ishte i ri për t’i shpëtuar antisemitizmit.
Pas diplomimit në Shkollën Juridike të Harvardit në 1943, ai u regjistrua në Ushtrinë Amerikane. Ai u ngrit në gradën e Rreshterit dhe përfundimisht iu bashkua një ekipi të ngarkuar me hetimin dhe mbledhjen e provave të krimeve të luftës naziste.
Pas përfundimit të gjyqeve, Ferencz i cili fliste rrjedhshëm gjashtë gjuhë, duke përfshirë gjermanishten mbeti në Gjermaninë dhe ndihmoi hebrenjtë të merrnin dëmshpërblimet nga qeveria e re.
Ferencz la pas një djalë dhe tre vajza ndërsa gruaja e tij ndërroi jetë në vitin 2019.
/a.r