Personi që e fshehu armën me të cilën u krye vrasja e dyfishtë në Shkozë, ishte babai i autorit, njëkohësisht vjehrri i viktimës 37-vjeçare.
Babai i 43-vjeçarit ka dalë në oborr dhe ka parë të birin të shtrirë, me shenjën e plumbit në nofull. Më pas, ai e ka marrë pistoletën dhe e ka fshehur në një cep anash shtëpisë. Kjo gjë ka bërë që grupi hetimor të ngrinte dyshimet se mund të kishte një person të tretë të përfshirë në ngjarje.
Por, pas marrjes në pyetje, babai i autorit i ka drejtuar policët tek vendi ku kishte lënë armën dhe ka pranuar para tyre se e kishte fshehur në një mbajtëse këpucësh.
Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe. Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra.
37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, por djali në momentin që ndodhi krimi, po flinte me gjyshërit në dhomën tjetër. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist dhe në momentin që ndodhi ngjarja nuk ishte në banesë./m.j