Në prangat e policisë blege kanë rënë 3 shqiptarë të cilët vihen nën akuzë për trafikim të lëndëve narkotike.
Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptarët po shpërndanin drogë në zona të ndryshme të Belgjikës.
Ndërsa janë sekuestruar 220 gramë kokainë dhe mbi 10 mijë euro cash.
Po ashtu mësohet se tre shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë kapur teksa ishin duke i shitur kokainë klientëve të tyre.
Ndërkohë gjatë operacionit janë zbuluar para dhe një sasi kokainë gjithashtu edhe në kontrollet që kanë bërë në banesë, kanë zbuluar lëndë narkotike.