Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një automjet ka përplasur një motor.
Policia njofton se si drejtuesi i motorit ka përfunduar në spital, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 17:10, në lagjen nr. 14 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. B., 40 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./m.j