Ecja është jetike për njeriun. Numri i hapave është një metodë e thjeshtë për të vlerësuar nivelin e aktivitetit fizik, megjithëse kjo është shpesh një temë e diskutueshme, pasi disa ekspertë i kushtojnë më shumë vëmendje kohëzgjatjes ose ritmit të ecjes.
Për disa vite, rregulli i 10 000 hapave në ditë u popullarizua si një objektiv themelor për të jetuar më gjatë dhe më mirë. Megjithatë, studimet e fundit shkencore vunë në dyshim këtë formulë dhe propozuan të llogariten përfitimet bazuar në moshën dhe gjendjen fizike të çdo personi.
Më konkretisht, një analizë e 15 studimeve që përfshinë më shumë se 45 000 njerëz nga 4 kontinente ka zbuluar të dhëna të reja për të përcaktuar numrin e hapave të përditshëm që përmirësojnë shëndetin dhe jetëgjatësinë, si dhe nëse numri i hapave duhet të jetë i ndryshëm për njerëzit e moshave të ndryshme.
Ky hulumtim, i botuar në revistën shkencore “Lancet Public Health”, drejtohet nga Amanda Paluch, një epidemiologe e specializuar në aktivitetin fizik në Universitetin e Massachusetts (Shtetet e Bashkuara), e cila nga ana e saj drejtoi një grup ndërkombëtar shkencëtarësh.