Nuk ka filluar ende zyrtarisht fushata, por koalicioni i opozitës “Bashkë Fitojmë” është shpërndarë në bazë. Sali Berisha po prezanton ne çdo qytet kandidatet e dale nga primaret.
Jozefina Topalli, Drejtuese e Qarkut Lezhë për Partinë Demokratike të Rithemelimit, e ftuar në “Debat”, u shpreh mbrëmjen e së mërkurës optimiste se forca politike në të cilën ajo bën pjesë do t’i marrë të tre bashkitë.
“Vendimi i gjykatës për t’i hequr për t’i dhënë emrin forcë politike dy deputetëve dhe për t’ua hequr atyre që ishin mbledhur në sy të të gjithë botës, në një stadium të madh ku kanë votuar për kryetarin e tyre, është gjë absurde,” deklaroi Topalli.
“Në 10 vite të jetës sime e kam thënë prej kaq shumë vitesh që ai do ta shkatërrojë PD. Edhe pas dhënies së dorëheqjes, ai pas perdeve, po bën çdo gjë për të dëmtuar deri aty ku nuk mund të imagjinohet atë forcë politike, bashkë me ata që i mbështesin.”
Megjithatë, Jozefina Topalli theksoi se PD është aty ku janë demokratët ndërsa shtoi se grupimi Alibeaj nuk përfaqëson asgjë si peshë elektorale.
/a.r