Nga Pandeli Bardhi
Kudo shkel, mbjell zi, sulmon, shan, turfullon, urren e përcan. Edhe vehten, e mbron vetëm duke sulmuar të tjerët…
Nuk e sheh t’i qeshi qoftë edhe një herë të vetme buza, nuk e dëgjon që të flasi qoftë edhe një fjalë të vetme të mirë.. Nuk njeh tërheqje, nuk njeh tolerancë, as mirëkuptim. Janë hequr me kohë nga fjalori i tij i përditshëm, një fjalë e mirë, një gëzim, një komunikim i ngrohtë një mësim, një vlerësim, që të mbetet në kujtesë..
Të gjitha këto, janë të huaja për këtë personazh që përvec fjalës “pushtet” asgjë tjetër nuk preferon.. Ç’do politikan, ka mënyrat dhe rrugët e tij për të ardhur në pushtet… E përgjithshmja e tyre është sic thotë një filozof, “Politikan, është ai që nuk e besojnë, sepse po ta besonin, ai nuk është politikan, por Burrë Shteti”! Ca më pak, ata nuk besohen në fushata parazgjedhore si gjahtarët pas gjahut dhe mburravecët pas beteje…
Në këtë kuptim, personazhi ynë, nuk dëgjon nga asnjëri vesh, nuk sheh nga asnjëri sy! I është futur rrugës për të marrë pushtetin edhe në vitet e fundit të moshës së tretë, me energji e forcë të tillë që edhe ata më të rinjtë, e kanë zili.
Është shëmbulli më model i një politikani për nga forca dhe energjia, nga vendosmëria për t’i shkuar deri në fund c’do qëllim që i vë vethtes për të arritur, pa llogaritur se c’farë nxjerr nga goja, fjalorin vulgar, urrejtjen, përcarjen që ndjell, vrerrin që nxjerr nga goja, hakërrimin që i bën kundërshtarëve…
As në vitet me të mira të rinisë së tij, nuk e ka patur këtë forcë dhe energji, përkundrazi, kjo, forcë i ka ardhur tani në pleqëri.. Ka për këtë edhe një arësy tjetër. Ka marrë një “plagë” të thellë nga aleati strategjik i tij si i padëshirueshëm apo “Non Grata”..
Nuk ka mbajtur për tërë jetën e tij ndonjë “plagë “të tillë e aq më tepër nga aleati strategjik ndërkombëtar. Kjo e ka shpërfytyruar tej mase dhe është i vendosur për t’i shkuar deri në fund, të justifikojë, para mbështetësve të tij, por sidomos para ndërkombëtarëve që nuk është “i korruptuar”, nuk ka bërë “prapësira”!
Por faktet flasin të kundërtën, flasin që në rrugën e tij më shumë se tridhjetëvjecare, nuk ka shkëlqyer, përkundrazi. Në fund të fundit, mirë apo keq, ai nuk do të mbylli karierën e tij si i humbur”, jo me “kokën poshtë” por “krenar” me “kokën lart”..
Por, ah kjo koha, që nuk flet më për këtë.. E megjithatë ai vazhdon rrugën e tij ashtu si e mendon, duke denigruar deri në të pabesueshmen kundërshtarët e tij politikë.
Ka thyer ç’do rekord të librit “Ginnes” duke folur “non stop” vetëm sharrje e turfullime, zi dhe vrerr. Akuza e kundërakuza, mashtrime e trillime.. Sipas statistikave që kam, në vitin 1970 në SHBA, u vendos një rekord i ri. Senatori Majk Mekkull, foli 42 orë e 35 minuta nga tribuna e Parlamentit të shtetit të Texasit.
Gjykatësi i Karolinës, Rulf Gask, arriti të fliste pa pushim 36 orë e 20 minuta. Që të dy, kanë qënë të rinj dhe jo të moshës së personazhit tonë, i cili meriton një “vënd nderi” në librin “Ndërplanetar” të rekordeve, sidomos në dy vitet e fundit…
Ka vënë në shënjestër ambasadoren amerikane si “Guvernatore e Edi Ramës, apo një “shtojcë” e tij dhe ambasadorin britanik, e ka shpallur si “Ambasadorin më të korruptuar’’! Kështu ka sulmuar të gjithë amabasadorët amerikanë e cilindo që nuk është në një linjë me të.
Kështu ka sulmuar edhe kundërshtarët brënda llojit, si “të shitur tek Edi Rama” apo “të marrë peng prej tij”! E megjithatë, megjithse i është futur” detit në këmbë”, atë c’ka kërkon të arrijë, është e pamundur..
Ka edhe kjo domethënien e vet; Ja cilat janë: Ajo cka është më e vështirë, për c’do njeri është ajo që nuk njeh vetvehten. Edhe personazhi në fjalë nuk e njeh vetvehten sepse “sahati” i tij punon vetëm në një drejtim lëvizjeje. Atë të mbivlerësimit të vetvehtes dhe përcmimit të të tjerëve..
Ai, ka për borxh të lidhet edhe me “Djallin” e të bëjë marrëveshje, mjafton që ai të jetë në një linjë me të. Nuk don të njohi bëmat e vetvehtes, megjithse ato bëjnë “muuuu”!
Stimulohet edhe nga disa kanale televizive, të cilët dalin jashtë qëllimt të tyre, duke i bërë një të keqe të madhe pa i vënë në dukje asnjë mangësi. Këto kanale televizive, e nxisim më shumë në rrugën e tij të aventurave.
I bashkon vetëm moszbatimi i ligjit. është i gatshëm të bashkëpunojë edhe ata që nuk i duan të mirën Shqipërisë. Kalorësi i fytyrës së vrerosur të Servantesit, kërkontë të eleminonte padrejtësitë në Spanjë, me mjete komike, me një kalë gërdallë.
Kurse personazhi ynë kërkon të arijë objektivin e tij strategjik me rrugë komike, duke sulmuar edhe Superfuqitë e Botës, SHBA-në dhe Britaninë..
Sulmon kundërshtarët e tij me ato që vetë i ka bërë më parë.. C’do veprim, ka anën tragjike dhe komike. Ka më shumë se tridhjetë vite në politikë dhe në më shumë se gjysmën e tyre në krye të Piramidës..
Ky karagjoz, do të hyjë në histori si njerriu që nuk e do Shqipërinë, kërkon vetëm përcarrje sic është rasti i mobilizimit të rezervistëve nga veriu për të luftuar kundër Jugut. Nuk ka antishqiptarizëm më të madh se kaq. Edhe për këtë akuzon të tjerët. Jo për gjë, por të paktën të mos i bëjë budallenj.
As për këtë nuk pendohet, por ja “lë në derë” të tjerëve. Djallëzor dhe hipokrit! Nuk do të njohi asnjë ligj, as ligj qeverie, as ligj drejtësie, as ligj organi legjislativ, deri tek as regullore Parlamenti..
Nuk ka asnjë alternativë për të marrë pushtetin, përveç asaj të baltosjes së kundërshtarëve, bllokimit të mikrofonit të foltores, frryrjes së bilbilave dhe goditjeve të tavolinave..
Më e keq akoma këtë e ka bërë metodë pune edhe për bashkëpuntorët e tij. Ka një aftësi të jashtzakonshme të irritojë turmat, të bëjë për vehte njerrëz që kanë mangësitë e tij, që duan pushtet.
Në një terren fukarallëku të tejskajshëm, turrmat manipulohen lehtë.. Për të bindur opinionin, hiqet sikur edhe DASH-i e njofton herëpashere, sic shprehet edhe vetë në njoftimet që “sapo i kanë ardhur”: ku bëhet fjalë për lajmet e orës së fundit për konfiskimin e pasurive të McGonnigal..
A thua që SHBA dhe DASH-i i tij të jenë lidhur me një “vulëhumbur” dhe “non grata” si më të besuarin e tyreë Këto, ja shet qytetarëve të vet për t’u bërë i besueshëm, por harron që besimi nuk imponohet, por fitohet. Bëhet edhe shumë qesharak.
Kohët e fundit, deklaroi: Më 14 Maj, do të fillojë Pluralizmi i vërtetë”! Ne, fërkojmë sytë, i thërrasim “kallaballëkut” dhe themi: “More, demokracinë na solli ky me partinë e tij që e ka bërë fije fije apo na solli diktaturën e hajde e besoji këtij personazhi komik të kam rixha.
C’do fjalët të tij për kundërshtarin, e fillon me një egërrsi prej bishe. Për këtë, nuk i bën keq më shumë Edi Ramës se sa bën boomerang.! Gjithcka ka bërë vetë, ja hedh Edi Ramës, Edi Rama, nga ana e tij është në një linjë me këtë personazh, por në një mënyrë tjetër… Edhe Ai, është i kapur keq nga ethet e pushtetit, si c’do politikan në këtë vënd. Herë me ironi e herë me djallëzi ai nuk dallon shumë nga Personazhi “non grata”! Njëri i marrë e tjetri `Fodull…. Të dy kanë shkatërruar partitë e tyre, kanë futur përcarrje e grindje.
Vetem interesat e ngushta i bashkojnë antarët brënda llojit, por besim, tek “Prijësit”, nuk kanë fituar! A i beson kush që do të bashkojnë shqiptarët, të bërë fije fije. Sa mirë do të ishte të kishin parasysh mësimin e madh te Horacit: “Të dëbosh vesin, është fillimi i virtutit, të heqësh qafe marrëzinë, është fillimi i mënçurisë”…