Duket se drama mes Shakirës dhe Pique-s nuk ka fund. Prej shumë muajsh ish-çifti është komentuar shumë për raportin pas ndarjes nga njëri-tjetri, ku duket se mes tyre asgjë nuk po shkon mirë. Edhe së fundmi, është vërtetuar kjo gjë, pasi mësohet se këngëtarja do të zhvendoset në Miami së bashku me dy fëmijët e saj, Milan dhe Sasha.
Edhe pse për disa kohë ajo ka qëndruar në Barcelonë, tashmë ka marrë vendim që të jetojë SHBA.
Avokatja e Shakira-s, Pilar Mane, informoi avokatin e Pique, Ramon Tamborero se ajo po largohet përgjithmonë nga Spanja. Sipas njoftimeve mësohet se fëmijët e dyshes do të fillojnë mësimet në shkollën e tyre të re në Miami, më 11 Prill.
Burime pranë Pique, pohojnë se ish-lojtari i Barcelonës është i mërzitur nga kjo situatë. Ish-futbollisti nuk është dakord me planin që fëmijët të largohen tani dhe të mos mbarojnë vitin aktual shkollor në Barcelonë.
/a.r