Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka akuzuar Qeverinë e Serbisë se nuk po e ndihmon komunën e Preshevës në rehabilitimin e infrastrukturës rrugore, e cili është dëmtuar nga autobusët e shumtë që transportojnë refugjatët. Që nga qershori i vitit të kaluar nuk ka ekzistuar një disponim pozitiv për të ndihmuar Komunën e Preshevës dhe Qeveria ka refuzuar të merret me rehabilitimin e rrugëve ka thënë Mustafa për FoNet, raporton Klan Kosova. “Presheva për momentin është stacioni më i madh i autobusëve në botë. Nuk ekziston askund në botë një stacion i autobusëve me 500 autobus të parkuar, të cilët në baza ditore prishin rrugët tona, trotuaret dhe kanalizimet përgjatë rrugëve”, thotë Mustafa. Sipas tij, fondet që janë paguar në emër të taksave për autobusë janë vetëm një pjesë e vogël prej shumës që është e duhur dhe e nevojshme për riparimin e rrugë.