Skënder Kapiti në listën e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë në Durrës të propozuar nga Enkelejd Alibeaj është larguar nga gara.
Sipas News 24, Kapiti do i bashkohet fushatës elektorale të Igli Carës, i cili kandidon për kreun e Bashkisë së Durrësit, për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Brenda Partisë Demokratike ka pasur edhe debate, ndërsa ky nuk është largimi i parë i kandidatëve të Alibeajt nga kjo garë.
/e.d