Natasha Lako është ndër të parat bashkëthemeluese të PD-së dhe dy herë deputete e saj në parlamentin e parë pluralist.
Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ajo ka treguar pas kaq shumë vitesh pse dha dorëheqjen nga politika. Lako theksoi se deputeti si individ ka humbur shumë, sepse është partia më e fuqishme se individi.
“Unë e di këtë historinë e parlamentit. Unë personalisht jam për zgjedhjen direkte. Në Shqipëri thuhet se ai e blen votën në qoftë se partia është më e fortë dhe etj, etj.
Kjo nuk i vë dot në provë sot deputetët. Mendoj që nuk ka ndonjë rol personal, asgjë deputet sepse ka marrë rolin tërësisht partia. Deputeti si individ ka humbur shumë, kështu që aty këdo që të vësh nuk ka rëndësi, sepse është partia më e fuqishme se individi. Unë pikërisht për këtë kam dhënë dorëheqjen.
Sepse unë aq frikë e kisha emrin parti, sa që thash nuk e dua veten time të mbytur nga zëri i partisë se boll mu mbyt zëri im. Edhe dhash dorëheqjen, unë kam lindur në 1948, atëherë nuk e dija, sigurisht në ’48 nuk dija asgjë, por edhe më vonë.
Viti ’48 është një vit i shenjtë sepse është aprovuar deklarata e të drejtave të njëriut për herë të parë dhe unë nuk bëj dot”, u shpreh ajo.
/e.d