14 maji do të rikthejë në fushë-betejën për bashkitë opozitarët, të cilët pas 4 vitesh kërkojnë rikthim në pushtetin vendor Tirana do të ketë betejën kryesore, ndërsa në garë do të ketë të paktën 5 lojtarë. Socialistët i besuan Erion Veliajt rikandidimin, që kryeqytetasve u kërkon një mandat të 3-të. Opozita përballë tij ka nxjerrë 4 kandidatë, nga rryma të ndryshme të saj.
Belind Këlliçi, i dalë nga procesi i primareve dhe që futet në zgjedhje nën koalicionin Berisha-Meta kërkon ta kthejë bashkinë tek opozita pas 8 vjetësh. Por e djathta përfaqësohet edhe nga një tjetër kandidat, Roland Bejko i PD zyrtare që zgjodhi një gjirokastrit për betejën e Tiranës. Në zgjedhje do të marrin pjesë edhe Lajla Përnaska, ish deputetja demokrate që futet me siglën e PDIU. Me partinë e sapo-krijuar për Tiranën kandidon edhe Arlind Qorri.
Por teksa betejën në Tiranë, pritet ta kenë të fortë e gati-gati të pamundur për ta fituar, opozitarët sytë i kanë nga Kavaja, bastionin historik të PD, të lënë në duart e socialistëve pas bojkotit të 2019. Redjan Krajli kërkon një mandat të dytë, ndërsa Fisnik Qosja i koalicionit “Berisha-Meta” kërkon tja rikthejë opozitës. Në këtë bashki, PD zyrtare nuk ka nxjerrë kandidat.
Edhe kryeqendra e Veriut, Shkodra premton garë të fortë. Socialistët i kanë besuar Benet Becit, që la mandatin e deputetit, daljen në betejën për të marrë kalanë e fundit që mbetet nën drejtimin e demokratëve. Përballë tyre foltorja do rikandidojë kryebashkiakun aktual, Bardh Spahinë. Ashtu sikurse në Shkodër, edhe në 2 bashkitë e tjera të mëdha, Durrës e Elbasan për herë të parë në histori nuk do të ketë kandidatë nën logon e Partisë Demokratike.
Përballja do jetë mes PS, që në Elbasan ka rikandiduar Gledis Llahtjan. Oferta e koalicionit Berisha-Meta është Luçiano Boçi që la parlamentin për bashkinë. Në Durrës rikandidon Emirjana Sakon, pasi kjo e fundit fitoi edhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ndërsa përballë saj do të jetë Igli Cara i Foltores, ish deputet.
Në Lezhë Pjerin Ndreu kërkon mandatin e dytë me socialistët, ndërsa Berisha e Meta kanë kandiduar Pashk Gjonin për të rimarrë bashkinë pas 4 vitesh. Edhe PD zyrtare u fut në garë për bashkinë me Sandër Markun, mjekun specialist të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik Lezhë, i cili zgjodhi të tërhiqej.
Safet Gjici do të përpiqet të mbajë Kukësin rozë, ndërsa përballë ka vetëm 1 kandidat, atë të koalicionit të udhëhequr nga Ilir Meta, por të dalë nga primaret e Sali Berishës, Admir Sinamati. Rahim Spahiu, i cili erdhi si risi e 6 marsit te socialistët duke arritur të fitojë bashkinë e Dibrës, rikandidohet nga selia rozë. Nga opozita, Meta-Berisha kandidojnë Ismail Ukën ndërsa PD zyrtare, që në zgjedhjet e pjesshme doli forcë e tretë në këtë bashki, do të provojë me Naim Gazideden, vëllai I ish bashkëpunëtorit të Sali Berishës, Bashkim Gazidedes.
Për Korçën do të luftohet vetëm mes PS e koalicionit parti e Lirisë-Foltore. Sotiraq Filo rikandidon ndërsa përballë do të ketë një grua, Ledina Aliollin, ndër të paktat figura gra që kandidojnë për qytetarin e parë të bashkive të mëdha. Kandidati i Enkelejd Alibeajt Gjergji Gjata u tërhoq.
Në Gjirokastër e Fier, opozita shkon e përçarë. Kjo bën që gara të jetë më komode për Flamur Golemin e PS që rikandidon për bashkinë e Gjirokastrës, ndërsa opozita shkon me Dorjan Lanin nga Foltorja e me veterinerin Shemsho Lamaj të PD zyrtare.
Në Fier PS sërish rikandidim. Pavarësisht se Armando Subashi ishte në krye të akuzave të opozitës ai mori bekimin e socialistëve për t’i kërkuar fierakëve një tjetër mandate. Berisha-Meta në këtë bashki kandidojnë me Evdar Kodhelin, ndërsa PD zyrtare me një grua: Eriselda Zotaj Çela, e angazhuar në Forumin e Gruas.
Në Berat, PS erdhi pas surpriza. Ervin Demo rikandidon përballë Zija Ismailit të foltores. PD zyrtare as në këtë bashki nuk ka kandidat.
Vlora ishte surpriza më e madhe e socialistëve. PS refuzoi kryebashkiakun aktual Drital Lelin, ndër të paktët që nuk rikandidon dhe garën ia besoi një figure të re Ermal Dredhës. Përballë tij, Berisha-Meta kandidojnë me Hysni Sharrën, ndërsa logoja zyrtare e PD edhe këtu refuzon përballjen…../shqiptarja.com
61 përballjet në të gjithë Shqipërinë
-
Bashkia Kandidati i PS Berisha-Meta PD
-
Qarku Tiranë
-
Tiranë Erion Veliaj Belind Këlliçi Roland Bejko
-
Rrogozhinë Edison Memolla Shkëlqim Hoxha
-
Kavajë Redjan Krali Fisnik Qosja
-
Vorë Blerim Shera Indrit Hoxha
-
Kamëz Rakip Sulin Arjan Hoxha Bilbil Bajraktari
-
Qarku Shkodër
-
M. e Madhe Tonin Marinaj Isa Ramaj
-
Shkodër Benet Beci Bardh Spahia
-
Pukë Gjon Gjonaj Rrok Dodaj
-
Vau i Dejës Kristjan Shkreli Zef Hila Klomentina Drini
-
Fushë Arrëz Frank Tuci Hil Curri
-
Qarku Elbasan
-
Elbasan Gledjan Llatja Luçiano Boçi
-
Cërrik Andis Sala Servet Duzha
-
Belsh Arif Tafani Bedri Qypi
-
Gramsh Besjan Ajazi Hasim Çekrezi
-
Peqin Bukurosh Maçi Mustafa Pashja
-
Librazhd Mariglen Disha Shefki Çota
-
Përrenjas Nuri Belba Suzana Topi
-
Qarku Lezhë
-
Lezhë Pjerin Ndreu Pashk Gjoni
-
Kurbin Majlinda Cara Behar Haxhiu
-
Mirditë Ndrec Deda Albert Melyshi Mark Ruçi
-
Qarku Dibër
-
Dibër Rahim Spahiu Ismail Uka Naim Gazidede
-
Mat Agron Malaj Skender Gjuci
-
Klos Ilmi Hoxha Bedri Hoxha
-
Bulqizë Festime Mjeshtri Dëfrim Fiku
-
Qarku Berat
-
Skrapar Adriatik Meta Euglen Mustafallari
-
Polican Adriatik Zotkaj Behar Xhaferaj Florian Qamo
-
Berat Ervin Demo Zija Ismaili
-
Dimal Juliana Mema Gentian Meçi Dritan Sula
-
Kuçovë Kreshnik Hajdari Lefter Maliqi Ilirjan Koxhaj
-
Qarku i Durrësit
-
Durrës Emirjana Sako Igli Cara
-
Shijak Elton Arbana Rezeart Tusha
-
Krujë Artur Bushi Agron Loka Sabah Sheta
-
Qarku Korçë
-
Korçë Sotiraq Filo Ledina Alolli
-
Pogradec Ilir Xhakolli Zini Tollozhina
-
Devoll Eduard Duro Elvis Hajdërlli
-
Maliq Gëzim Topçiu Alfred Gega
-
Pustec Palë Kolevski Pandi Jani
-
Kolonjë Erion Isai Et’hem Lumani
-
Qarku Gjirokastër
-
Gjirokastër Flamur Golemi Dorjan Lani Shemsho Lamaj
-
Përmet Alma Hoxha Edmond Komino
-
Këlcyrë Klement Domi Arjan Kasaj
-
Tepelenë Tërmet Peci Baftjar Imeri
-
Memaliaj Gjolekë Guci Albert Malaj
-
Libohova Leonard Hide Adil Xhelili
-
Dropull Dhimitë Toli Thanas Maneka
-
Qarku Kukës
-
Kukës Safet Gjici Admir Sinamati
-
Tropojë Rexh Byberi Besnik Dushaj
-
Has Halit Mulaj Miftar Dauti
-
Qarku Vlorë
-
Vlorë Ermal Dredha Hysni Sharra
-
Selenicë Nertil Bellaj Leonard Rakipaj
-
Delvinë Besmir Veliu Ilir Mehmeti
-
Finiq Romeo Cakulli Leonidha Kristo
-
Himarë Jorgo Goro Fredi Beleri
-
Konispol Erges Dule Fatmir Shero
-
Sarandë Olti Caci Ardit Cikuli Skënder Muço
-
Qarku Fier
-
Fier Armando Subashi Evdar Kodheli Eriselda Zotaj Çelaj
-
Lushnje Eriselda Sefa Eduart Sharka
-
Mallakastër Qerim Ismaili Resmi Shanaj Agron Kapllanaj
-
Roskovec Majlinda Bufi Erdit Hazizaj
-
Patos Fatjon Duraj Sofije Alushaj Pranvera Rizai
-
Divjakë Josif Goreja Aurel Malko