Drejtësia italiane, ka nisur hetimet për djalin e presidentit Rexhep Tajip Erdogan. 35 vjeçari Bilal Erdogan hetohet për pastrim parash, pas deklaratës së kundërshtarit politik të presidentit Erdogan, ku ai akuzohet për shumën e parave që posedon në shtetin italian.
Për shkak të hetimit nuk dihet shuma e parave të transferuara, por i riu Erdogan, ka deklaruar, se është i pafajshëm ndaj akuzës.
Erdogan gushtin e kaluar ka qenë në një nga qytetet veriore italiane si pasojë e një skandali të madh korrupsioni, në të cilën ai ishte në mesin e të përfshirëve.
Presidenti Erdogan hodhi poshtë çështjen në atë kohë si një përpjekje të fabrikuar për të diskredituar atë dhe rrethin e tij të brendshëm.
Shumë kanë spekuluar se ai u largua nga vendi për t’i shpëtuar akuzave të mundshme, por ai mohon duke deklaruar se shkoi në Itali me gruan dhe fëmijët e tij thjesht për të ndjekur doktoraturën.lajmi.net