Në kuadër të operacionit policor të koduar “Eksplozivi” për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me 19 Nëntor të vitit 2020 në Shëngjin, ku një objekti privat iu vendos një sasi lënde shpërthyese, është vënë në pranga autori i tretë i dyshuar i kësaj ngjarje.
52-vjeçari Zef Kola, banues në Tiranë në bashkëpunim me 2 persona të tjerë dyshohet se më datë 19.11.2020, kanë vendosur lëndë shpërthyese në një subjekt privat objekt në ndërtim e sipër, në pronësi të shtetasit L. Gj., në Shëngjin, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Kola, banues në Tiranë akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionit luftarak”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.
/a.r