Popullsia e Kanadasë u rrit me mbi një milion njerëz për herë të parë vitin e kaluar, ka thënë qeveria.
Popullsia e vendit u rrit nga 38,516,138 në 39,566,248 njerëz njoftuan Stastisikat në Kanada.
Kjo rritje shënoi gjithashtu normën më të lartë vjetore të rritjes së popullsisë së Kanadasë – 2.7% – që nga viti 1957.
Rritja u nxit pjesërisht nga përpjekjet e qeverisë për të rekrutuar emigrantë në vend për të lehtësuar mungesën e fuqisë punëtore, u tha nga Statistikat e Kanadasë.
Por rritja e numrit të emigrantëve të përhershëm dhe të përkohshëm mund të “paraqesë gjithashtu sfida shtesë për disa rajone të vendit në lidhje me strehimin, infrastrukturën dhe transportin, si dhe ofrimin e shërbimeve për popullsinë”, tha agjencia.
Sipas Statistikave të Kanadasë, migrimi përbënte gati 96% të rritjes së popullsisë.
Kryeministri Justin Trudeau ka bërë përpjekje për të tërhequr më shumë emigrantë në vend. Vitin e kaluar, qeveria njoftoi një plan për të mirëpritur gjysmë milioni emigrantë në vit deri në vitin 2025.
/s.f