Ardian Ismajli u dëmtua gjatë ndeshjes së fundit të Empolit në Serinë A, të premten në mbrëmje ndaj Atalantës, dhe analizat kanë treguar se nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Polonisë.
Në këto kushte, trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë në grumbullim mbrojtësin Enea Mihaj, për të zëvendësuar Ismajlin e dëmtuar.
Mihaj, i cili aktivizohet me ekipin Famalicao në Portugali, do të jetë në dispozicion të skuadrës duke nisur nga e hëna për t’u stërvitur normalisht me grupin.
/a.r