Deputeti i PS-së Erion Braçe nga foltorja e Kuvendit foli për projektligjin e ri, që pritet të votohet sot e që ka të bëjë me aksidentet rrugore. Gjatë fjalës së tij, Braçe u shpreh se nuk mjafton ky ligj, për të ulur numrin e aksidentetve. Sipas tij, modelet që merr për bazë shoqëria, nisur nga deputetët, ministrat, e biznesmenët, duhet të ulin cilindrat e makinave, që nesër, fëmijët e tyre mos marrin makina me cilindrata të larta e të humbin jetën rrugëve.
“Shembulli fillon nga ata që merren për modele në shoqëri. Kategoria jonë, e deputetëve, kryetarëve te bashkive, pra e të zgjedhurve në përgjithësi, jemi një lloj modeli në këtë shoqëri dhe natyrisht duhet të fillojë nga ne. Ne si përdorues te rrugës edhe natyrisht si përdorues te automjeteve, por edhe nga ne si prindër te fëmijëve që shpesh sillen nën hijen e babit apo te mamit. Deputet apo deputete, ministër apo ministre, biznesmen e biznesmene që fëmijët mos përdorin makina te cilindratave të larta, nuk mjafton ky ligji që është këtu. Pra që ata të mos ngasin makina të cilindratave të larta nuk është thjesht pune e policisë, por e prindërve. Duhet ta japim ne shembullin të parët. A ka mundësi që ne të ulim cilindratat e makinave tona.
Mirë për vete që nuk u ndikuam nga legjislacioni që nxorëm për uljen e cilindratave, por edhe për fëmijët tanë jo. Edhe ata marrin makinat e mamit dhe të babit me ato cilindrata. Është turp që kur ne grumbullohemi, gazetare, qytetarë, çdokush që kalon atje merret me cilindratat e makinave tona. E pse mos e mbaje pastaj fëmija nje makine me cilindratë të lartë, edhe që e humb jetën? Pra përgjegjësia duhet të fillojë nga ata që shërbejnë si modele.”, tha Braçe./m.j