Gazetari Artan Hoxha thotë se atentati në “Don Bosko” ishte i mirëmenduar nga grupe kriminale që i janë vënë kundër Ervis Martinajt. Sipas tij, janë krijuar aleanca kundër “Mbretit” të lojrave të fatit.
Duke u ndalur tek atentati që kishte shënjestër Fatjon Muratin, Hoxha tha në një intervistë për Neës24 se autorët vepruan dhe u arratisën brenda 25 minutave.
Hoxha: Media e përdor si batutë, por u them njerëzve të kenë kujdes në ambientet ku ulen. Në 1000 raste nuk ndodh gjë, por mund të ndodhesh në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Në rastin konkret nuk u vra një qytetar i thjeshtë, simbolika është e rëndë.
Është vrarë një gjyshe, është plagosur mbesa. Djali i saj tha që nuk ishte as në punë në atë moment, por po pinte kafe. Ky është një atentat me simbolikë, terrori që çon te qytetarët është më i madh se pasojat.
Ajo breshëria e plumbave ka terrorizuar qytetarët dhe ka sjellë pasiguri. Ky atentat ndodh në një zonë afër qendrës dhe autorët për 25 minuta shfaqen në Qafë Kashar pa ndalesë, hyjnë në Don Bosko dhe shfaqen sërish në Qafë Kashar.
Hynë dhe godasin me qetësinë më të madhe. Kjo skuadër vrasësish është ende e lirë dhe ka rrezik potencial të bëjë të njëjtën gjë. Kjo ka të bëjë me përplasjen e Ervis Martinajt dhe një grupi tjetër, është një aleancë grupesh kundër Martinajt.
/e.d