Forcat kurde dhe aleatët e tyre morrën sot në Chadadi, një bastion të grupit xhihadist Shteti Islamik (ISIS) në provincën e Hassake, në verilindje të Sirisë, sipas OSDH-së.
“Me mbështetjen ajrore të koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA-ja, Forcat Demokratike Siriane (FDS), aleancë e kryesuar nga milicitë kurde, morrën kontrollin e këtij rajoni ndërkohë që xhihadistët u larguan drejt jugut”, sipas Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH).
Në përparimin e tyre, forcat kurde arritën të bllokojnë dy rrugë kryesore që furnizonin ISIS-in, atë që lidh Chadadin me Mosulin në Irakun fqinj dhe një tjetër që e lidhte me Raqan, bastioni kryesor i grupit xhihadist në Siri.