15 vite nga vrasja shtetërore e 26 qytetarëve në Gërdec ka ardhur edhe reagimi i një prej familjeve më aktive në luftën për drejtësi.
Juristi Geraldo Durda që ka humbur vëllain e tij në at kohë 6-vjeçar shprehet se më në fund çështja është rihapur. Duke folur në emër të familjes, ai siguron se dhe ëma, Zamira, e cila njihet si aktiviste e çështjes, nuk është lodhur duke kërkuar drejtësi për Erisonin dhe të tjerët.
Ja reagimi i plotë:
15 Mars 2023, plote 15 Vite nga Tragjedia e Gerdecit, sot me shume se kurre shpresat per drejtesi nuk jane venitur.
15 Vite ne kerkim te drejtesis per ata qe na vrane, ne mes te dites.
Fajtoret po dridhen, Drejtesia do vendoset.
Jemi shpres plote se Drejtesia do vendoset.
Sot per here te pare pas 15 Vitesh me koken lart do te bejm homazhet per njerezit tane. Gërdecin e Rihapem, gjykimi po vazhdon ne GJKKO dhe SPAK ka nisur hetimet per Korrupsion, 15 vite ne kerkim te drejtesis,Zamira nuk eshte lodhur, ne nuk jemi lodhur, as nuk dorezohemi sepse sot,si gjithnje ne cdo dite,ne cdo kohe, gjithmon, pergjithmon,do te kerkojm ndeshkimin e fajtoreve per tragjedine e Gerdecit.
Drejtesi per Gerdecin. Drejtesi per Erin.
/a.r