Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e kësaj të diele në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë ku ka humbur jetën një grua e cila punonte si banakiere. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 3 persona, mes tyre një fëmijë që ka marrë plumb në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në një lokal në rrugën “Anastas Shundi” pranë një xhamie.
Viktima që humbi jetën nga të shtënat me armë në një lokal në zonën e Don Boskos mësohet se ishte banakierja e lokalit.
Mes 3 të plagosurve është edhe një fëmijë që e ka plumbin në këmbë.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, pritet konfirmimi i tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar detajet e kësaj ngjarjeje.
/s.f