Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes, është deputeti i radhës që është arrestuar nga Policia e Kosovës. Sikur kolegët e tij nga opozita që u arrestuan tw premten, ai hodhi gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Para tij janë arrestuar gjashtë deputetë të opozitës Teuta Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi e Pal Lekaj të AAK-së, Enver Hoti nga Nisma për Kosovën dhe Shqipe Pantina e Besa Baftiu nga Vetëvendosje.