Policia e Tropojës i është vënë pas një 22-vjeçari, i cili pasi kanosi me armë një 32-vjeçar, i mori atij edhe automjetin dhe u largua me shpëjtësi.
Por, disa momente më pas, ai u arrit të lokalizohej nga Policia, por sapo i vuri re uniformat blu, ai braktisi automjetin e grabitur dhe u largua në këmbë duke përfituar nga errësira.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë shpallën në kërkim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasin E. P., 22 vjeç, banues në fshatin Breg Lumë, Tropojë.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Dubrav”, janë vënë në ndjekje të autorit. 22-vjeçari, kur ka konstatuar se po ndiqej nga Policia, në vendin e quajtur “Kalata e trageteve”, Fierzë, ka braktisur automjetin tip “Lançia” dhe duke përfituar nga errësira, ka mundur të largohet.”, njofton Policia e Tropojës.
/a.r