Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është i ari nga socialistët i cili ka komentuar zhvillimet në PD, ky të dyja palët rrezikojnë mosregjistrimin në zgjedhje.
Balla ka folur për mosregjistrimin në zgjedhje të foltores ku ka theksuar se kjo çështje i përket KQZ-së.
“Kjo është një çështje që i përket KQZ-së dhe ne aktorët politikë duhet të respektojmë çdo vendim të këtij institucioni të pavarur. Të gjitha palët duhet të respektojnë vendimet e Gjykatave dhe në rastin e zgjedhjeve, Gjykata e zgjedhjeve është KQZ-ja dhe Komisioni i Apelimit. Në këtë këndvështrim mendoj që të gjithë janë të qartë dhe të gjithë duhet të respektojnë vendimet”, tha Balla.
Gjithashtu Balla nga Mallakastra është ndalur edhe tek kandidati i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur investimet e kryera në këtë bashki, duke theksuar se agroturizmi mbetet një ndër prioritetet e së ardhmes.
“Me Mallakastrën janë përmbyllur takimet e 6 Asambleve të zgjeruara të gjashtë Bashkive të qarkut Fier, duke përmbyllur kështu dhe listën e kandidtatëve tanë për Këshillat Bashkiakë. Përsa i përket kandidatit, edhe kjo çështje është më e qartë se anjëherë tjetër. Ne kemi bërë një sondazh i cili na bën të kuptojmë që Partia Socialiste do të ketë një fitore të thellë në Bashkinë Mallakastër, për shkak se puna e bërë në katër vitet e fundit në këtë bashki na jep mundësinë që të kemi arsye të forta për të kërkuar votën tonë, votën për kandidatin tonë për kryetar bashkie, por edhe votën për listën tonë të këshillit bashkiak, sepse është shumë e rëndësishme që edhe në parlamentin vendor të Bashkisë ne të kemi një mbështetje për të çuar përpara projekte shumë të rëndësishme.
E vërteta është që punët që kanë nisur në këtë bashki janë punë të cilat duhen vazhduar. Këtu nga Mallakastra dua të konfirmoj atë që duket qartë, diferencën e madhe dhe rezultatin e pritshëm të një fitoreje të Partisë Socialiste edhe në bashkinë Mallakastër, sikurse në të gjitha bashkitë e tjera të qarku”, përfundoi Balla./m.j