Një trup i dekompozuar është gjetur ditën e sotme në zonën e Divjakës, ndërsa raportohet se ai i përket një të moshuari të zhdukur rreth 2 muaj më parë.
Sipas policisë trupi i tij u gjet rreth orës 10:00, në një kanal vaditës në fshatin Korie, Divjakë dhe dyshohet se është i R. P., 60 vjeç, banues në Këmishtaj.
Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 30.01.2023, nga Komisariati i Policisë Divjakë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
/e.d