Dy persona, vëllezër kanë mbetur të plagosur në kryeqytet këtë të shtunë pasi janë përfshirë në një sherr me një person që i ka qëlluar me mjet shpues. Mësohet se autori është i paidentifikuar.
Si pasojë e konfliktit, dy vëllezërit janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë
Më datë 11.03.2023, në rrugën “Gavrli D’Ara”, shtetasit A. K., dhe A. K., (vëllezër), janë konfliktuar me një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet se i ka goditur me mjet shpues.
Si pasojë e konfliktit, dy vëllezërit janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/e.d