Nëse Rithemelimi hyn në koalicion vetëm me partitë joparlamentare atëherë do t’i duhet që që në të gjithë bashkitë të mblidhet 1% e firmave të elektoratit që mbështesin kandidatin. Ky për deputetin demokrat Edmond Spaho është rasti më i keq i regjistrimit në zgjedhjet e 14 majit.
“Negociatat po vazhdojnë nuk jam pjesë e tyre dhe nuk mund të flas me detaje, por koalicioni mund të jetë kombinim i partive parlamentare e jo parlamentare. Në rastin më të keq vetëm me partitë joparlamnetare. Në rastin e dytë do të duhet që në të gjithë bashkitë të mblidhet 1% e firmave të elektoratit që mbështesin kandidatin në emër të kolacionit. Pra do të kërkohet punë ekstra”.
Sa i takon Partisë së Lirisë Spaho thotë s enuk ka asnjë surprizë pasi ishin në dijeni që PL do të hynte në zgjedhje për këshillat për të matur forcën e saj elektorale.
“PL e ka shprehur që një vit parë që duan të provojnë forcën elektorale të tyre dhe ne kemi qenë në dijeni që PL do të hyjë në zgjedhje për këshillat por do të mbështesë kandidatët e PD të dalë nga primaret”.
/a.r